• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, June 26, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Ngërç në Irlandën e Veriut, pajtimi nxit frikë për bashkimin e blloqeve

Ngërç në Irlandën e Veriut, pajtimi nxit frikë për bashkimin e blloqeve

by albnews
26 June, 2025
in UK
0
11
VIEWS

Në Irlandën Veriore, ka pasur një qëllim për të cilin binin dakord të gjithë: pajtimi. Nëse rajoni do të vijonte në Mbretërinë e Bashkuar apo do të bashkohej me Irlandën, të gjithë e dinin se duhet të shëronin plagët e Konfliktit dhe të vendosnin një urë mes katolikëve dhe protestantëve.

Edhe ata që gjendeshin në anën tjetër nxisnin pajtimin. Dhe si jo? Dukej që ishte diçka e mirë. Por jo më. Numri në rritje i nacionalistëve thonë se pajtimi është marrë me forcë dhe ndryshuar për të  penguar fushatën e tyre të referendumit për bashkimin, shkruan The Guardian.

“Qëllimi i pajtimit është shumë i vlefshëm, por po manipulohet dhe keqpërdoret”, tha Kevin Rooney,  themelues i Irish Border Poll, një grup që lobon për referendumin. “Është bërë një veto unioniste e hapur.”

Rooney dhe të tjerë tremben se një riafrim i përkohshëm, i dëmshëm mes dy blloqeve më të mëdha të Irlandës, po kthehet në një parakusht që u jep unionisëve dhe qeverive irlandeze e britanike,  pretekstin për t’iu shmangur referendumit.

Për Rooney, një parakusht i tillë do të cenonte status quo-në në një entitet të krijuar një shekull më  parë për dominimin e unionistëve dhe njëkohësisht të dëmtonte pajtimin. “Krijon një nxitje perverse për besnikët ekstremë që t’i rezistojnë gjithçkaje dhe të kërcënojnë me dhunë.”

Në këtë skenar, tensionet që lidhen me sezonin tradicional të marshimeve verore, deklaratat e hapura të grupit Kneecap kundër sundimit britanik, apo edhe ndonjë numër polemikash të tjera, mund të shfrytëzohen si dëshmi të supozuara se Irlanda e Veriut nuk është ende gati për një votim mbi të ardhmen e saj kushtetuese.

Me fjalë të tjera, Dublini nuk po ushtron presion mbi qeverinë e Keir Starmer për një referendum, i cili, sipas marrëveshjes së të Premtes së Mirë, duhet të thirret nëse duket se shumica e njerëzve në Irlandën e Veriut do të votonin për të dalë nga Mbretëria e Bashkuar.

Një raport i Ireland’s Future, një organizatë jofitimprurëse që advokon për bashkimin, vë në dukje se marrëveshja e të Premtes së Mirë nuk kërkon pajtim të plotë para mbajtjes së një referendumi.

“Qëndrimi ynë është se çdo objektiv i tillë do të realizohet vetëm pas kalimit në një rend të ri kushtetues në ishullin tonë të përbashkët. Ribashkimi është një projekt pajtimi”, thuhet në raport.

Megjithatë, unionistët dhe disa nacionalistë thonë se do të ishte e papërgjegjshme të thirrej një votim për një ndryshim ekzistencial, përderisa tensionet përçarëse në Irlandën e Veriut nuk janë zbutur.

Mbështetësit e bashkimit, besojnë se ndryshimi kushtetues duhet të arrihet përmes fitores në zgjedhje në Irlandën e Veriut dhe shtytjes së qeverisë irlandeze drejt veprimit. Sipas tyre, kjo është një detyrë për gjeneratën e tanishme.

“Struktura në Dublin ka qenë prej kohësh e ftohtë ndaj bashkimit, disa në thelb duan një jetë të qetë dhe nuk duan të merren fare me veriun. Është detyra jonë t’i bindim ata”, tha Rooney.

Previous Post

Plagosen dy anglez në Shqipëri

Next Post

“Goditëm boshtet e ventilimit”- Gjenerali i SHBA zbulon strategjinë e sulmit në Iran: Si depërtuam në Fordow

albnews

albnews

Related Posts

Ftesa për vizitën e Trump në Britani “ngatërron” Starmer me Mbretin Charles
UK

Ftesa për vizitën e Trump në Britani “ngatërron” Starmer me Mbretin Charles

26 June, 2025
Pulëbardhat ‘terrorizojnë’ një qytet britanik, postierët dhe vizitorët në panik nga sulmet
UK

Pulëbardhat ‘terrorizojnë’ një qytet britanik, postierët dhe vizitorët në panik nga sulmet

26 June, 2025
Plagosen dy anglez në Shqipëri
Albania

Plagosen dy anglez në Shqipëri

26 June, 2025
Next Post
“Goditëm boshtet e ventilimit”- Gjenerali i SHBA zbulon strategjinë e sulmit në Iran: Si depërtuam në Fordow

“Goditëm boshtet e ventilimit”- Gjenerali i SHBA zbulon strategjinë e sulmit në Iran: Si depërtuam në Fordow

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

26 June, 2025
Ftesa për vizitën e Trump në Britani “ngatërron” Starmer me Mbretin Charles

Ftesa për vizitën e Trump në Britani “ngatërron” Starmer me Mbretin Charles

26 June, 2025
Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

26 June, 2025
VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

26 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4970 shares
    Share 1988 Tweet 1243
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2499 shares
    Share 1000 Tweet 625
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1935 shares
    Share 774 Tweet 484
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1849 shares
    Share 740 Tweet 462
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1715 shares
    Share 686 Tweet 429
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM