Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte.
Pamjet tregojnë qartësisht ndotjen masive në Lumin Vjosa.
Kjo ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjallesave që jetojnë në këtë habitat.
Katastrofa mjedisore është parë nga afër nga CEO i “Riverwatch”, Ulrich Eichelmann, i cili përmes një video tregon se si lumi Vjosa ka ndryshuar tërësisht ngjyrë për shkak të naftës.
Në një postimin në Instagram, ai thotë se situata është e rëndë. Sasi e naftës së derdhur në lum ka krijuar një shtresë të paktën rreth 10 centimetra të trashë.
Kujtojmë se në vitin 2023, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar me vendim të Qeverisë Shqiptare. Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë.
Parku Kombëtar i Vjosës është shtrirë në një sipërfaqe mbrojtjeje prej 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore së bashku me të tre degët e lumit Vjosë (Lumi Drino, Lumi Bënçë dhe Lumi i Shushicës).