Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situatë kaotike është krijuar në pikën kufitare Qafë-Botë.

Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë mallrash, kontrolli kufitar në anën greke është ngadalësuar ndjeshëm.

Qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë të gjata dhe pritje prej disa orësh.

Aktualisht, pala greke po operon vetëm me dy sportele dhe me një staf të reduktuar prej tre doganierësh, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët. Pritjet shkojnë deri në tre orë, ndërsa radhët e makinave janë kilometrike.

Në anën shqiptare të pikës kufitare, puna vazhdon normalisht me tre sportele aktive, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga pala greke po krijojnë bllokime të konsiderueshme.

Share This Article