Paraditen e sotme ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i paraqiti letrat kredenciale presidentit Ilir Meta.
Ambasada në lidhje me këtë takim shkruan se më tej u bisedua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të tyre.
“Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes.
Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë”, njofton ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Pas Metës, Yuri Kim pati edhe një bisedë me homologun e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.