Presidenti Meta ka postuar një foto të Ramës në facebook-un e tij, e shkrepur nga takimi i sotëm në Berlin.
Meta ndërsa ka përshëndetur angazhimin e Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta.