ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 6 hours ago
“The King” 8 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 8 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 8 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

albnews by albnews
15 July, 2025
in Albania, Kosova
0
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga: Hasan Bello

Interesat shqiptaro-sllave historikisht kanë qenë kontradiktore. Këtu bëjnë përjashtim dy-tre raste. Njëri prej tyre i përket viteve 1919-1920, kur delegacioni jugosllav i kryesuar nga kryeministri Nikolla Pashiq, shkoi në Konferencën e Paqes në Paris. Në fillim, ai i paraqiti Konferencës kërkesën për të marrë “pjesën që i takonte”, në qoftë se Greqia dhe Italia do të përfitonin nga copëtimi i Shqipërisë.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Në këtë periudhë, marrëdhëniet e Jugosllavisë me shtatë shtetet kufitare, për shkak të pretendimeve territoriale, ishin të tensionuara. Kontradiktat më të mëdha Jugosllavia i kishte me Italinë. Kjo e fundit ishte deklaruar kundër vendimit të Francës dhe Britanisë për bashkimin e popujve jugosllavë në një shtet të vetëm. Sipas diplomacisë italiane, ky shtet, i cili u krijua në vitin 1918 mund të vinte në pikëpyetje interesat dhe kontrollin e saj mbi detin Adriatik.

Kontradiktat lidheshin edhe me planet e Italisë për të aneksuar territoret jugosllave, që dikur kishin qenë pjesë e Austro-Hungarisë në Dalmaci dhe Istri.

Nga këndvështrimi i interesave jugosllave, Italia nuk duhej ta kthente Shqipërinë në një pikëmbështetje për planet e saj kundër Jugosllavisë. Ky qëndrim bëri që ajo të dilte kundër Traktatit të Fshehtë Londrës të 26 prillit 1915 dhe kërkesave italo-greke në Konferencën e Paqes, për copëtimin e Shqipërisë.

Qeverisë jugosllave i interesonte ekzistenca e Shqipërisë së vitit 1913. Në këtë periudhë, teza e Pashiqit ishte krijimi i një shtetit shqiptar “anemik”, i cili do të luante rolin e një amortizatori mes Jugosllavisë dhe Italisë.

Në njërin nga memorandumet që delegacioni jugosllav i dorëzoi Konferencës së Paqes më 24 shkurt 1919, thuhet: “interesi i përgjithshëm, paqja e qetësia në Gadishullin Ballkanik kërkojnë që territori shqiptar me kufijtë që i caktoi Konferenca e Londrës, të formojë një shtet të pavarur në përputhje me frymën e vendimeve të kësaj Konference. Rinjohja e pavarësisë, do t`i vinte fiset shqiptare në një gjendje që të punonin vetë për formimin e shtetit të tyre, çka do të ishte një pajtim me parimin ‘Ballkani i popujve ballkanikë’”.

Me gjithë kërkesën për rektifikimin e kufirit shqiptaro-jugosllav, ky qëndrim vihet re edhe në notën që delegacioni jugosllav i dorëzoi Konferencës së Paqes më 8 janar 1920 mbi “çështjen e Adriatikut”.

Tërheqja e delegacionit jugosllav nga pretendimet territoriale i shtyu Fuqitë e Mëdha, e sidomos Britaninë, që të vendoste anulimin e Traktatit të Fshehtë Londrës. Gjithashtu, ajo refuzoi pretendimet italo-greke në Paris dhe dërgoi në Shqipëri njerëzit e saj, për t`i nxitur shqiptarët që të organizonin Kongresin e Lushnjës.

Kjo është arsyeja përse Esat Pashë Toptani, në telegramet që i dërgonte njerëzve të tij në Shqipëri, i udhëzonte të bashkëpunonin e normalizonin raportet me Jugosllavinë, sepse në Konferencën e Paqes [për interesat e veta] ajo po mbështeste krijimin e shtetit shqiptar.

Qëndrim të ngjashëm me Esatin, duke bashkëpunuar me jugosllavët kundër italianëve, ndiqte edhe qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në një letër që ministri i Drejtësisë, Hoxhë Kadri Prishtina, i dërgoi në emër të qeverisë shqiptare, në fillim të marsit 1920, konsullit jugosllav në Shkodër, shkruante se “qeveria shqiptare është gati me hy në bisedime të mshefta me qeverinë serbo-kroato-sllovene në Beligrad … për të nxjerrë italianët jasht Ballkanit dhe sidomos jasht Vlorës”. Në muajin prill qeveria shqiptare dërgoi me mision të fshehtë në Beograd Sejfi Vllamasin, i cili nuk siguroi më tepër se një premtim të vakët për prapavijë të qetë në kufijtë shqiptarë, në kohën e zhvillimit të Luftës së Vlorës.

Një udhëzim të ngjashëm me Esatin jepte edhe kryeministri Sulejman Delvina. Më 20 gusht 1920, ai kërkoi nga instancat shtetërore që “si të zihen kufit prej fuqiës Kombëtare duhet të përkujdesohemi sa më shpejt qi mos të kalojm ma tej e të fillohen marrëveshjet me qeverinë jugosllave tuj i dhanë funt armiqësisë”.

Nëse Esati bashkëpunonte hapur, qeveria shqiptare, bashkëpunonte në prapaskenë me jugosllavët. Të dyja palët bënin real-politikë në interes të kombit. Por, për të njëjtën taktikë Esati konsiderohet tradhtar …

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result