Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në përvjetorin e Epopesë së Rahovecit, ka thënë se përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve.
Osmani ka deklaruar se nga nga 17 e deri më 26 korrik 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë e ekzekutuan rreth 100 gra, fëmijë e pleq, shumica të strehuar në teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec dhe rrethinë.
“Në përvjetorin e Epopesë së Rahovecit, përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve. Rahoveci është plagë, dhimbje, por edhe kujtesë që na frymëzon ta çojmë përpara betejën për drejtësi”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka shtuar tutje se “Kujtimi për viktimat është i përjetshëm, teksa zëri ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë, derisa ajo të ngadhënjejë”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e lirisë”.