Vijojnë përplasjet brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin e deputetit, ku këtë herë Arjan Konomi, kandidat për deputet i Adriatik Lapajtt, i ka drejtuar në mesazh kreut të Nisma Thurje, Endri Shabani.
Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Instagram, Konomi i drejtohet Shabanit duke i thënë ‘mashkull legen’, ndërsa e paralajmëron duke i thënë ‘Në më dalsh përpara do të jem i pari që do të pështy në fytyrë’, ndërsa vijon ofendimet ndaj tij.
“O Endri Shabani, o mashkulli më k*rvë që ekziston. Po si more manipulon me fjalët e mia? Si manipulon del në një emision televiziv dhe thua që unë paskam thënë për fëmijët e Zeqirirt që do i pështy në fytyrë? Jo mo jo, kam thënë për Zeqirit që do e pështy në fytyrë. Por do të pështy dhe ty.
Në më dalsh para o Endi Shabani, po e them publikisht dhe nuk kam frikë je skuth, mashkull legen. Më ke prishur tre herë pushimet në Tiranë. Po ti more, ti do vetëm tënde, ti që qelbesh era baltë nga ku e ke origjinën edhe pse ke bërë Oksfordin e që s’ke bërë asgjë, ti që do të bëhesh deputet, kryetar bashkie, që i do të gjitha pa bërë asgjë. Ndenje me atë merimangën në dorë si surrati yt, si zhabë, kukumjaçkë, tani po na prish e po na çon në manipulim. Nuk kam thënë për Sarën dhe Ymerin unë ta pështyj, kam thënë për Zeqirin. As daja jot Zeqiri s’ka moral dhe duhet pështyrë në fytyrë, duhet pështyrë ty që nuk dihet sa lekë ke marrë e kush e di çfarë ke bërë që prishe këtë përpjekje.
Në më dalsh përpara do të jem i pari që do të pështy në fytyrë o njeri i degradua, njeri i fëlliqur. S’ka nevojë Shqipëria për ty.”, shprehet Konomi.
Po ashtu ai i ka bërë thirrje fëmijëve të Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
“Zoti Zeqir Kordhoni je bërë si Anton Ledhi, i një së keqi që është bërë barsoletë në të gjithë Shqipërinë. Jep dorëheqjen nëse s’ke fytyrë dhe moral dhe kërkon të bëhesh deputet.
Dua t’u bëj një thirrje Sara Kordhonit, Ymer Kordhoni fëmijëve të tij, ti bindin babain e tyre që të japin dorëheqjen nga deputeti. Sara, Ymer do keni dhe ju një njollë turpi të rendë prej Endri Shabanit që do të mbani në kurriz. S’keni dinjitet nëse nuk bindni babain tuaj të japë dorëheqjen. Nuk kemi harxhuar vitet e jetës sonë, paratë dhe energjinë që ai surrat Zeqiri të shkojë deputet në Parlament.”, thotë Arjan Konomi.
Si nisi përplasja Shabani-Lapaj?
Zeqir Kordhoni, daja i Shabanit, nuk heq dorë nga kërkesa për t’u bërë deputet, mes Lapajt dhe kreut të Nismës Thurje nisi një përplasje publike.
I pari reagim erdhi nga Lapaj menjëherë sapo u publikua lajmi se Kordhoni kishte dërguar letër në KQZ ku kërkonte të merrte mandatin nëse i vjen radha. Lapaj thotë se Shabani e preu në besë, pasi ai është angazhuar publikisht për hapjen e listave dhe mbushjen e listave të mbyllura me familjarë.
Fillimisht Endri Shabani iu përgjigj aleatit Lapaj përmes këtyre vargjeve të një poezie ku duket se nënkuptonte se tashmë dajën e tij nuk e kishte më në kontroll. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja në furtunë; Ku ta dija unë i ngrati, Se armiku isha unë.”
Por fill pas kësaj, përplasja në distancë u bë edhe më e ashpër, pasi Endri Shabani e akuzoi Lapajn publikisht se kërcënoi dajën e tij Kordhoni me fëmijët dhe për këtë arsye ai zgjodhi të mos tërhiqet nga kjo përplasje.