Në një debat televiziv midis Pierce Morgan, gazetar dhe ish-prezantues kryesor i CNN dhe Candace Owens, një gazetare dhe një nga influensueset kryesore të MAGA-s në SHBA, gazetari i njohur britanik deklaroi se një e treta e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj meshkuj nga Shqipëria.
Kjo ka shkaktuar reagim nga influencerja e njohur Candace Owens, e cila kërkoi që këto shifra të verifikoheshin nga ambasada e SHBA në Londër.
“Me të vërtetë? E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë, a kemi gjë ambasadë në Londër ne? Nëse kemi ambasadë, di njeri me çfarë merren? Se të paktën një letër apo një dalje publike do ta kishin bërë dhe të kërkonin zyrtarisht se nga i ka këto shifra Morgan?”, u shpreh Owens e cila vijoi më tej duke shtuar se nëse kjo është e vërtetë si ka mundësi që vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, Maldivet e Europës, nuk mban dot rininë e saj në vend?
“Nëse nuk flet njeri, d.m.th është e vërtetë? D.m.th. vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, Maldivet e Europës, vendi i mrekullive etj, nuk mban dot rininë e saj në vend?”, tha ndër të tjera Candace Owens.