Veseli: Në zgjedhje shkohet nëse preken interest e SHBA-së

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet për shkak të taksës dhe Serbisë.

Veseli ka zgjedhur fjalimin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë, për të treguar se kur do të rrëzohet Qeveria  dhe bie Parlamenti. Ai ka thënë se shkohet në zgjedhje vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës, të SHBA-së e BE-së.

“Pra,  Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës. Ky është qëndrimi im i vendosur”, ka thënë Veseli në Parlament.

QQeveria dhe Kuvendi mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve të tyre strategjikë, si SHBA-të dhe Bashkimi Europian”, ka shtuar ai.

Ky qëndrim i Veselit ka ardhur pasi SHBA po kërkon nga Kosova të hiqet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe e boshnjake, për t’i dhënë shans vazhdimit të bisedimeve me Serbinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply