Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për proces gjyqësor të drejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Share

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku janë shqyrtuar tri pika të rendit të ditës.

Me 90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, parlamenti miratoi një rezolutë që i kërkon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë të sigurojnë një proces gjyqësor të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, pasi kërkesa e tyre për të shtuar një pikë në përmbajtjen e rezolutës nuk u pranua.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, gjatë prezantimit të rezolutës theksoi se dokumenti është hartuar nga ekspertë të pavarur, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së drejtësisë dhe transparencës në trajtimin e rasteve që lidhen me UÇK-në.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit