Connect with us

Bota

Nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, kopshti zoologjik në Gjermani vret 12 majmunë

Published

on

Një kopsht zoologjik në Nuremberg  të Gjermanisë ka deklaruar se gjatë së martës, asgjësoi 12 babuinë  pavarësisht protestave duke u dhënë fund shqetësimeve se nuk kishin mjaftueshëm hapësirë për  kafshët.

Kopshti zoologjik Tiergarten Nürnberg deklaroi në shkurt të vitit 2024  se nuk kishte vend të mjaftueshëm dhe do të vriste majmumët. Në deklaratë, thuhej se ishin konsideruar ofertat për  strehimin e disa kafshëve, por ishte e pamundur që ndonjëhera prej tyre të realizohej.

Ky plan nxiti kritika nga grupet e të drejtave të kafshëve. Ata protestuan edhe te kopshti zoologjik i cili të hënën deklaroi se do t’i duhej të përgatitej për të vrarë babuinët. Mëngjesin e së martës, njoftoi se do të qëndronte mbyllur për “arsye operacionale” të paspecifikuara.

Pasditen e së martës, policia tha se disa aktivistë kishin hyrë me forcë, disa edhe duke u ulur në tokë  përpara se të merreshin nga autoritetet.

Advertisement

Pak pas kësaj, kopshti tha se kishte vrarë 12 babuinë, sipas mediave gjermane. Detaje të mëtejshme nuk u dhanë. Grupet e të drejtave të gatshme thanë se do të ngrenë një padi kriminale.

Në kopsht gjendeshin 43 babuinë nga Guinea, çka nuk mjaftonte për strehën e 25 kafshëve dhe të vegjëlve të tyre, duke shkaktuar probleme.

Kopshti tha se në të shkuarën ka ndërmarrë hapa duke zhvendosur 16 majmunë në kopshtet zoologjike në Paris dheKinë që prej vitit 2011. Por kopshte të tjera dhe një tjetër në Spanjë ku ata dërgoheshin më parë, kishin arritur kapacitetet e plota.

Advertisement

Në kopshtet zoologjike europiane, kafshët i nënshtrohen eutanazisë për një mori arsyesh. Disa kanë shkaktuar edhe reagime të forta. Në vitin 2014, kopshti zoolgjik i Kopenhagës vrau një gjirafë dy vjeçe, e copëtoi para një turme ku kishte edhe fëmijë dhe ua hodhi luanëve.

Continue Reading

Bota

Europa mbushet me lodra kineze

Published

on

By

Sezoni i festave ka nisur dhe për shumë familje blerja e lodrave është një nga prioritetet kryesore. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2024 Bashkimi Evropian ishte importues neto i lodrave nga vendet jashtë BE-së.

Sipas Eurostat, BE importoi lodra me vlerë 7.1 miliardë euro nga vende jashtë unionit, një rritje prej 0.6 miliardë eurosh krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, eksportet e lodrave të BE-së drejt vendeve jashtë unionit arritën në 2.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 0.2 miliardë eurosh.

Kina ishte furnizuesi kryesor i lodrave për BE-në, duke përbërë 80% të importeve totale, me një vlerë prej 5.6 miliardë eurosh. Pas saj renditen Vietnami me 6% (418 milionë euro) dhe Mbretëria e Bashkuar me 3% (188 milionë euro).

Sa i përket importeve brenda BE-së nga vendet jashtë unionit, Gjermania dhe Holanda ishin importuesit më të mëdhenj, secila me 17% të totalit, ndërsa Franca zuri 14% të importeve sipas vlerës.

Advertisement

Sa i përket eksporteve, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor për lodrat e prodhuara në BE, duke thithur 33% të eksporteve jashtë BE-së, me një vlerë prej 838 milionë eurosh. Ajo ndiqet nga Zvicra me 13% (315 milionë euro) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10% (245 milionë euro).

Të dhënat tregojnë gjithashtu se tre vende të BE-së përbëjnë gati 60% të eksporteve jashtë BE-së për nga vlera. Çekia ishte eksportuesi kryesor me 28%, e ndjekur nga Gjermania me 17% dhe Belgjika me 13%.

Këto shifra theksojnë varësinë e lartë të BE-së nga importet e lodrave, veçanërisht nga Kina, si dhe rolin e rëndësishëm të disa vendeve anëtare në eksportin e lodrave drejt tregjeve ndërkombëtare.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.

Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.

Çfarë parashikon plani?

Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Advertisement

Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Siguria dhe garancitë ndërkombëtare

Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.

Advertisement

Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Donbasi, nyja më e ndërlikuar

Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.

Advertisement

Çështja e Zaporizhzhias

Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.

Qëndrimi i Moskës

Advertisement

Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.

Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania18 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK18 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports17 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania19 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Kosova11 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK23 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK23 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Bota11 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Trending