Kryeministri Edi Rama u nis sot për në Bruksel, ku do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Kryeministri informoi se në fokus të bisedimeve do të jetë Konferenca e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e von der Leyen.
Po ashtu, në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Rama do të takohet nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.
“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, tha Rama./ATSH/