Bisedimet për Ukrainën, Starmer do të kryesojë takimin e disa liderëve europianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të kryesojë një takim virtual të “koalicionit të të vullnetshëm” këtë mëngjes për të informuar udhëheqësit mbi rezultatet e diskutimeve për Ukrainën në Uashington dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

Sipas mediave të huaja, koalicioni është një grup kombesh, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, të cilat janë zotuar të mbrojnë paqen në Ukrainë, sapo ajo të arrihet.

Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se në takim do të diskutohen garancitë e sigurisë, shkruan A2 CNN.

Një zëdhënës i qeverisë tha se edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk do të marrë pjesë në takim.

Ndërkohë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev shprehu përbuzjen e tij për grupin në rrjetet sociale.

“Koalicioni i Vullnetit, luftënxitës anti-rus, dështoi ta tejkalonte @POTUS-in në territorin e tij”, shkroi ai në rrjetin social ‘X’. 

Share This Article