Shefi i Diplomacisë së Komisionit Europian, Josep Borrell, do të qëndrojë sot gjatë ditës në Kosovë.
Raportimet e medieve kanë theksuar se Borell do të takohet nesër vetëm me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe disa nga krerët e partive në vend.
Përpos këtyre, Borell do të takohet nesër (e enjte) në Prishtinë edhe me disa nga përfaqësuesit e OJQ-ve.
Ftesa e Borell e dërguar te shefja e zyrës së BE’së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, është bërë vetëm në nivel administrate.
Kështu, Borrell i cili njihet për qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës, ka injoruar tërësisht Kryeministrin, ministrat e zëvendëskryeministrat, një praktikë që paraardhesja e tij, Federica Mogherini, nuk shquhej për të.
Ndaj kësaj vizite tani kanë reaguar edhe disa zyrtarë e analistë politikë.