ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Bota

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

albnews by albnews
28 August, 2025
in Bota
0
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkencëtarët kanë zbuluar një dinozaur të çuditshëm me armaturë dhe gjemba të gjatë thuajse 1 metër në qafë.

Spicomellus afer jetoi rreth 165 milionë vite më parë dhe është shembulli më i lashtë i dinozaurëve me armaturë që quhen ankilozaurë. Për ekspertët, pamja e kafshës së gjetur në Marok është tronditëse sepse tani duhet të hulumtojnë sërish për mënyrën sesi këto kafshë kanë evoluar.

RelatedPosts

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

“Do ia shpërndajmë të varfërve”, Meksika i kërkon SHBA një pjesë të pasurisë 15 mld dollarë të ‘Mayo-s’

“Vritni Donald Trump” dhe “Vdekje Izraelit!” Detaje nga vrasja në shkollën katolike në SHBA

“Është një nga dinozaurët më të çuditshëm të zbuluar ndonjëherë”, tha profesori Richard Butler për BBC.

“Nuk e shohim te shumë kafshë, të gjalla apo të zhdukura. Është i mbuluar me gjemba të çuditshëm që dalin edhe nga shpina, qafë me kocka dhe një lloj arme në fund të bishtit, kështu që është dinozaur i pazakontë”, shtoi kolegia e tij Susannah Maidment.

Sipas Butler, ankilozaurët jetuan në periudhën e vonë të Kretakut, rreth 145-66 milionë vite më parë. Në fund të kësaj epoke, dolën grabitqarë të mëdhenj si Tiranosaur reksi, ndaj mendohej se ankilozaurët në fillim kisha pllaka të vogla dhe të thjeshta në shpinë që më vonë u bënë më të mëdha dhe të forta për t’u vetëmbrojtur nga këta grabitqarë.

“Në vend të kësaj, ne kemi një kafshë me gjemba si iriqë, mburojën më të çuditshme që kemi gjetur te një kafshë dhe shumë ndryshe nga ato që kemi parë te ankilozaurët e vonë.”

Shkencëtarët s’kanë mjaftueshëm pjesë nga skeleti që të sigurohen për përmasat e kafshës, por mendojnë se duhet të ketë qenë rreth 4 metra e gjatë dhe 1 metër e lartë, me peshë 2 ton.

Ky zbulim hap mundësinë që ankilozaurët mund të kenë pasur një mburojë të fortë në periudhën e hershme të Xhurasikut dhe evolucioni i bëri më të thjeshta dhe funksionale.

Fosili u gjet nga një fermer vendas në Boulemane të Marokut. Ky është ankilozauri i parë që zbulohet në kontinentin afrikan.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

28 August, 2025
Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

28 August, 2025
Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

28 August, 2025
Lëvizje surprizë në merkato, talenti gjerman që kërkohej me ngulm nga Bayerni transferohet për më shumë se 80 mln euro në Angli

Lëvizje surprizë në merkato, talenti gjerman që kërkohej me ngulm nga Bayerni transferohet për më shumë se 80 mln euro në Angli

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result