Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndarë Jackpoti i dytë më i madh i historisë së lojës së Powerball.

Janë plotë 1,8 mld dollarë, shifër rekord kjo, por që do të ndahet më dysh, pasi rezultuan dy bileta fituese në Misuri dhe Teksas.

Lajmin e ka ndarë vetë faqja e internetit e lojës të dielën në mëngjes (7 shtator) për mediat.

Numrat fitues të hedhur në short të shtunën vonë ishin topat e bardhë 11, 23, 44, 61, 62 dhe Powerball-i i kuq 17.

Çmimi do të ndahet midis dy mbajtësve të biletave, identitetet e të cilëve nuk u bënë të ditura.

Shorti i së shtunës ishte i 42-ti që nga fitorja e fundit e xhekpotit më 31 maj, një rekord i ri për serinë më të gjatë në historinë e Powerball. Shanset për të fituar xhekpotin janë 1 në 292.2 milion, dhe lotaria hidhet tre herë në javë.

Çmimi prej 1.787 miliardë dollarësh është shumë më pak se çmimi rekord prej 2.04 miliardë dollarësh i fituar nga një biletë e vetme në Kaliforni, në nëntor 2022.

Biletat e Powerball, të cilat kushtojnë 2 dollarë, shiten në 45 shtete, në Distriktin e Kolumbias, në Porto Riko dhe në Ishujt Virgjër të SHBA-së.

Share This Article