Breshëri plumbash në një lokal në Shkodër, një i vrarë dhe disa plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Shkodrës, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima e këtij atentati është Armando Pali, ndersa shenjestra ka qene Erogen Vaso alias Bajroviç, vellai i Denis Bajroviç.

Ndërkohë, dyshohet se tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Ka ndodhur një kasaphanë në zemër të qytetit të Shkodrës, një person me automatik ka qëlluar me automatik dhe si pasojë ka mbetur një i vrarë dhe tre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të Shkodrës, sidomos për shkak edhe të nisjes së vitit të ri shkollor. Ka patur një viktimë. Dyshohet që viktima të jetë Armando Pali dhe tre të plagosur. Megjithatë nuk kemi një informacion paraprak mbi identitetin e tyre, Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Personi me automatik ka shtënë me armë disa herë.”, tha gazetarja Emi Kalaja.

Share This Article