Për herë të parë në historinë e Republikës së Pestë, një qeveri rrëzohet nga një votë mosbesimi. Asambleja Kombëtare franceze votoi sot kundër kryeministrit François Bayrou, me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke i dhënë fund mandatit të tij.
Bayrou kishte kërkuar besimin e deputetëve për të miratuar një plan të rreptë uljeje të deficitit, por parlamenti refuzoi. Sipas Kushtetutës, kryeministri duhet t’ia dorëzojë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, i cili do të nisë konsultimet për formimin e një qeverie të re.
Macron, megjithatë, ka deklaruar disa herë se nuk ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme, duke synuar të menaxhojë situatën me një ekuilibër të ri politik brenda parlamentit.
Votimi u zhvillua sipas nenit 49, paragrafi 1 të Kushtetutës, ku pyetja e vetme që iu drejtua deputetëve ishte: “A i akordoni besimin qeverisë së Bayrou për të udhëhequr politikën e kombit?”. Në llogaritje përfundimtare u morën parasysh vetëm votat pro dhe kundër, pa përfshirë abstenimet.
Ky zhvillim shënon një moment historik dhe një krizë të re politike për Francën.