EMRAT/ Edi Rama prezanton qeverinë e re

albnews
By
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, po prezanton emrat e qeverisë së re, në mandatin e katërt radhazi.Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionet që ka.

Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë emërohet një grua, Albana Koçiu.

Ministria e Financave ndërkohë do të vazhdojë të drejtohet nga Petrit Malaj.

“Mirela Kumbaro do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune të palodhur, ndërkohë që turizmi ndodhet në udhëkryq mes ngjitjes dhe rënies në vendnumëro të turizmit masiv me konsum të ulët dhe me ndotje të lartë. Kultura duhet të ecë më shpejt, me teatrin më të bukur kombëtar në rajon, Shqipëria duhet të formësohet si oaz tërheqës për jetën kulturore. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do i bashkohet edhe sporti”, tha Rama, që ia besoi këtë ministri Blendi Gonxhes.

Qeveria e Re:

Kryeminister, Edi Rama.

Zv/kryeministre, ministre e Infrastrukturës dhe Energjise, Belinda Balluku

Ministre e Brendshme, Albana Koçiu

Ministre e Jashtme, Elisa Spiropali

Ministër i Financave, Petrit Malaj

Ministër Turizmi, Kulture dhe Sporti, Blendi Gonxhe

Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj

Ministre Arsimi, Mirela Kumbaro

Ministër Shëndetësie, Evis Sala

Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Brahimi

Ministria e Inteligjencës, Djella

Ministri i Drejtësisë, Besfor Llamallari

Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Ministër i Bujqësisë, Andis Salla

Ministër i Shtetit për Pushtetin vendor, Ervin Demo

Kryenegocatorja Majlinda Dhuka,

Ministre e Antikorrupsionit, Adea Pirdeni

Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendin, Toni Gogu

Share This Article