Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen.
Takimi është zhvilluar në kabinetin e presidentes pa praninë e mediave.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryesuesja e OSBE-së, Valtonen, pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Në orën 11:45, Valtonen do të mbajë një konferencë për media./EO/