Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e shqetëson fakti që ish-krerët e UÇK-së janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim, pasi siç tha ai janë dorëzuar vullnetarisht.
“Më shqetëson fakti që [ish-kreret e UCK-së] janë mbsjtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai më tej ka thënë se: “Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”. /Kosovapress.