Lirohet në sallën e gjykatës italiani Davide Pecorelli i cili u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij.
Gjykata e Apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit neni 143/3 K.Penal.
Gjykata ndryshoi akuzën nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda neni 151/2 të Kodit Penal dhe e deklaroi fajtor për shkatërrim prone me zjarr neni 151/1 Kodi Penal.
Për këtë akuzë Pecorreli u dënua me 8 muaj burgim. Ai u deklarua fajtor për veprën penalë Dhunim varresh neni 118 i K.Penal dhe dënimin me 8 muaj burgim.
Në bashkim dënimesh neni 55 Kodi Penal e dënoi përfundimisht me 14 muaj burgim. Në zbatim të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar i ulet 1/3 dhe përfundimisht dënohet me 9.6 muaj burgim.
Gjykata deklaroi se âDuke pasur parasysh periudhĂ«n e paraburgimin nĂ« Itali dhe ShqipĂ«ri dĂ«nimi konsiderohet i vuajtur prandaj urdhĂ«rohet lirimi i menjĂ«hershĂ«m i tij.