ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 1 hour ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 1 hour ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  1 hour ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 1 hour ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

albnews by albnews
19 September, 2025
in Shqiperia
0
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekspertë gjyqësorë shqiptarë dhe holandezë kanë zhvilluar sot tryezën e përbashkët për lançimin e projektit “Forcimi i Integritetit Gjyqësor në Shqipëri”, me qëllim garantimin e pavarësisë e llogaridhënies së gjyqësorit, forcimit të profesionalizmit, standarteve etike dhe besimit publik në drejtësi.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, në fjalën e tij në tryezën e nivelit të lartë mbi llogaridhënien gjyqësore, vuri theksin te gjetja e balancës së duhur mes pavarësisë dhe llogaridhënies  si mjetet kryesore për konsolidimin e besimit publik dhe vijimin e reformave.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

Sipas tij, s’mund të ketë demokraci nëse pushteti gjyqësor nuk është i pavarur nga pushtetet e tjera dhe nuk do të ketë drejtësi përsa kohë pushteti gjyqësor nuk jep llogari.

Metani deklaroi më tej se sistemi gjyqësor sot përballet me trysni antikushtetuese për të ushtruar në mënyrë të pavarur detyrën. Metani kritikoi fyerjet ndaj magjistratëve duke i cilësuar si të papranueshme, ndërsa nënvizoi gjithashtu edhe vetëpërmbajtjen e magjistratëve si akt respekti ndaj lirisë së shprehjes dhe shtetit ligjor.

“U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë. Gjetja e balancës së duhur mes pavarësisë dhe llogaridhënies nuk përbën rrezik për pavarësinë gjyqësore, por në një shtet të së drejtës s’mund të ketë demokraci nëse pushteti gjyqësor nuk është i pavarur dhe s’jep llogari.  Ky është qëllimi i shtetit të së drejtës, një pushtet gjyqësor i fortë, i pavarur dhe i përgjegjshëm. Sistemi i llogaridhënies përbëhet nga standardet e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë”, deklaroi ai.

Metani u ndal më tej te sjellja etiko-profesionale dhe rëndësia e masave disiplinore ndaj magjistratëve, si tregues të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Sipas Metani, procedimet disiplinore të zhvilluara në mënyrë të drejtë ndaj magjistratëve, janë mesazhe të qarta për publikun se askush nuk qëndron mbi ligjin. E në këtë linjë, ai shtoi se, besimi i publikut te gjyqësori, janë vlera më e çmuar e drejtësisë dhe mbrojtja e tij më e mirë.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, e vuri theksin te nevoja për një drejtësi që besohet nga qytetarët. Ai tha se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate pozitive, por shtoi se megjithatë ka ende punë për të bërë për të arritur rezultate të matshme.

 “Shqipëria ndodhet në prag të një etape vendimtare të integrimit europian. Por kapitulli i integrimit nuk mbyllet me fjalime politike, por me rezultate të matshme në të gjithë zinxhirin e sundimit të ligjit. Vendimet gjyqësore që fitojnë besimin e qytetarëve janë prova se reforma po funksionon. Është detyrimi ynë për ta përmbushur dhe kjo do të ndodhë kur të ndërtojmë një kulturë të re gjyqësore, e cila nënkupton vetëdije të përgjithshme etike, ku integriteti nuk shihet detyrim formal, por si një pjesë natyrore e identitetit tonë profesional.

Qytetarët presin jo më fjalime entuziaste, por rezultate, duan një drejtësi që vepron që jep vendime të drejta e të shpejta. Ne kemi përgjegjësinë të ndërtojmë një drejtësi ndryshe, që nuk fshihet, por del hapur, që nuk pajtohet me presionin, por qëndron mbi të. Vetëm kështu do fitojmë besimin e publikut dhe respektin e Europës. Të ndërtojmë një drejtësi që jo vetëm jepet, por edhe besohet, jo vetëm e pavarur, por edhe e përgjegjshme, vetëm kështu sakrificat e reformës do të kthehen në trashëgimi”, u shpreh ai.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështete institucioni që ai drejton. Ai përmendi edhe disa sfida të cilat tha se po përballet Prokuroria e Posaçme, duke përmendur mungesë stafi dhe infrastrukture.

“Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme. SPAK përballet dhe me sfida, ngarkesë procedurale, mungesa e stafit dhe infrastrukturës. Për të përmbushur misionin tonë duhet të tregojmë jo vetëm rezultate, por edhe maturi, etikë dhe integritet në zbatimin e ligjit”, tha Dumani.

Projekti Matra në dy vitet e ardhme do të fokusohet bashkë me trupën e inspektorëve dhe ndihmësinspektorëve në ILD në diskutime e trajnime për përmirësimin e standardeve jetike të magjistratëve dhe promovimit të transparencës përmes shkëmbimit të njohurive me ekspertë gjyqësor holandezë me synim sigurimin e  qëndrueshmërisë agfatgjatë të reformave gjyqësore në Shqipëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result