Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se kjo marrëveshje, përveç që kurorëzon vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e vitit të kaluar, “siguron edhe shpresë për energji të reja të gatshme për të marrë përsipër sfidat që i presin”.
“Lugina e Preshevës pret që të jetë e dukshme dhe prezente në proceset që po vijnë, të vazhdojë të ketë përkrahje konkrete nga Qeveria e re e Republikës dhe të bashkërendojmë aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen”, u shpreh Kamberi.