Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

albnews
By
1 Min Read

Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot i mbushte 56 vjet.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se “Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm, por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply