ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 43 minutes ago
“The King” 2 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 2 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 2 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

albnews by albnews
19 September, 2025
in Bota
0
Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tre avionë luftarakë rusë të tipit MIG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, duke shënuar një tjetër provokim nga Moska ndaj NATO-s.

Sipas autoriteteve estoneze, avionët nuk kishin plan fluturimi, transponderët e tyre ishin të fikur dhe refuzuan të komunikonin me kontrollin e trafikut ajror.

RelatedPosts

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

Ministria e Jashtme e Estonisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse për të kërkuar shpjegime mbi incidentin.

Ngjarja ndodhi në një moment të ndjeshëm, kur Estonia po zhvillon stërvitje të paplanifikuara për të rritur kapacitetet e saj të reagimit ndaj ndërhyrjeve ajrore, pas një tjetër incident të rëndë në rajon.

Javën e kaluar, të paktën 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, katër prej të cilëve u rrëzuan nga avionët luftarakë të NATO-s. Ky ishte përballja e parë e drejtpërdrejtë ushtarake mes NATO-s dhe Rusisë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Gjenerallejtënant Andrus Merilo, komandanti i forcave mbrojtëse estoneze, deklaroi se “Dhjetëra dronë që kohët e fundit shkelën hapësirën ajrore të Polonisë demonstrojnë edhe një herë ndikimin e veprimeve ushtarake të Rusisë në vendet fqinje.”

Stërvitjet në Estoni përfshijnë vendosjen e radarëve celularë, kufizime të pjesshme të fluturimit në lindje të vendit dhe rritjen e gatishmërisë së njësive të mbrojtjes ajrore jashtë bazave ushtarake.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result