ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit 33 minutes ago
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë 39 minutes ago
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret 1 hour ago
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së 1 hour ago
“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kundër ligjit për “gjininë gjithëpërfshirëse”: Rrezikon familjen dhe shoqërinë

albnews by albnews
22 September, 2025
in Albania
0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kundër ligjit për “gjininë gjithëpërfshirëse”: Rrezikon familjen dhe shoqërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh shqetësim për projektligjin për gjininë gjithëpërfshirëse, duke theksuar se ai nuk përputhet me vlerat themelore të familjes dhe mund të ndikojë negativisht në të ardhmen e saj.

Në një reagim zyrtar, Komuniteti nënvizon se përfshirja e termit “gjithëpërfshirës” në përkufizimin e gjinisë është shqetësuese. Sipas tyre, çdo përpjekje për të shtuar apo shpikur identitete të tjera gjinore përbën një devijim nga natyra dhe kuptimi fetar i gjinisë, si burrë dhe grua, që sipas traditës ka qenë baza e shoqërisë njerëzore.

RelatedPosts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor

“Përfshirja e një nocioni të paqartë, që nuk jep kufij të qartë dhe hap rrugë për interpretime të shumta, rrezikon të krijojë konfuzion, si në zbatimin e ligjit, ashtu edhe në strukturën shoqërore. Një shoqëri ka nevojë për norma të qarta dhe të kuptueshme. Ndryshime të tilla, që nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje,” thekson Komuniteti.

Sipas tyre, familja në traditën islame dhe kulturën shqiptare është ndërtuar mbi bashkimin natyror të burrit dhe gruas, dhe çdo dobësim i saj mund të cenojë kohezionin dhe stabilitetin shoqëror. Përfshirja e nocioneve të paqarta mbi gjininë, veçanërisht në statusin juridik, mund të hapë rrugë për keqinterpretime në arsimin, punësimin dhe jetën shoqërore.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet gjithashtu se nuk është konsultuar për këtë projektligj dhe nuk ka informacion mbi mënyrën e hartimit të tij.

“Institucionet fetare kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri, pasi përfaqësojnë besimin, traditën dhe vlerat shpirtërore. Çështje kaq të ndjeshme nuk mund të trajtohen vetëm në nivel teknik apo politik, pa marrë parasysh dimensionin shpirtëror dhe kulturor,” theksohet në reagim.

Ata kërkojnë që institucionet fetare të përfshihen në konsultime për të dhënë kontributin e tyre në ruajtjen e ekuilibrave shoqërorë, duke paralajmëruar se ligje që injorojnë këtë dimension mund të shkaktojnë ndasi dhe pakënaqësi në shoqëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

22 September, 2025
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

22 September, 2025
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

22 September, 2025
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result