Tiranë/ Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, ndërron jetë punëtori i ndërtimit

albnews
By
1 Min Read

Një 63-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa ka rënë nga pallati ku po punonte. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.P., ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article