ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 9 minutes ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 1 hour ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 1 hour ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 1 hour ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Autogolat e një opozite të ndryshkur!

albnews by albnews
22 September, 2025
in Opinion
0
Autogolat e një opozite të ndryshkur!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dashnor Sula

Këtë fillim javë në orën 11, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paska thirrur në Konferencë Kryetarësh, kryesinë e vogël të PS dhe PD, për të diskutuar mbi emrat që do të jenë në komisione.

RelatedPosts

Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

Diella, ministri ideal i Edi Ramës

Pra, Partia Demokratike e cila i hoqi shansin vetes për të “çjerr maskën e propagandës” së qeverisë duke zbërthyer problemet e programit, sot do ulet në një tryezë me Niko Peleshin që bën sikur do ta shkarkojë. Pra, pasi bënë sikur ishin të revoltuar me Diellën dhe Nikon, sot këtij të fundit do i luten: Më vendos këtë deputet në komision, e atë deputet në një komision tjetër. Na jep një zyrë këtu, e një zyrë aty. Na fut në punë këtë e hiq atë. Ndërkohë shqiptarët nuk morën vesh asgjë nga programi i qeverisë, nëse do të rritet pensioni, rroga, a do ketë më shumë investime, pasi ata që duhet të tregonin se janë ndryshe nga ata që i akuzojnë se shkelin ligjin, vetë flakin KUSHTETUTËN DHE RREGULLOREN, duke treguar zero respekt për Kushtetutën e vendit.

Në mes të gjithë kësaj situate absurde të një opozite të ndryshkur në ide dhe me zero respekt për Kushtetutën, mësova një informacion pozitiv: Në mbledhjen e grupit të PD pas seancës së të enjtes, 70-80% e deputetëve kishin qenë kundër sjelljes së kolegëve të tyre që hidhnin kushtetutën si rreckë para ambasadorëve e që i hoqën mundësinë e pakët, për të sulmuar Ramën në prezencën e tij. Të vetmit që mbështesnin atë që ndodhi më thonë se ishte, kryetari i PD, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit të PD.

Zero surprizë për këtë fakt. Të tre ata që pëlqyen dhe shkaktuan atë skenë të enjten e kaluar kërkojnë rrëmujë në mënyrë që të shmangin llogaridhënien e të ruajn statuskuonë.
1-Kryetari i Partisë Demomratike kërkon vetëm rrëmujë që të mos i kujtojnë “Nenin Basha”.
2-Sekretari i Përgjithshëm, i falet në gjunjë kryetarit të partisë, vetëm që të qëndrojë numri dy i partisë e të mos lejojë njeri të sulmojnë ata që mbron ai.
3- Kryetari i Grupit kërkon amulli që të merren të gjithë me zhurmat kot dhe të mos përmend njeri se drejton grupin një njeri që nuk drejtonte dot as ekipin e tij në fushatë.
Me pak fjalë nuk iu intereson se qytetarët nuk morën vesh se çfarë kishte programi, por u intereson amullia që të ruhet statuskuoja. Të tre e dinë shumë mirë se në një politikë normale, analiza do bëhet te rezultatet ndaj i qëndrojnë larg.

Më e keqja është se në këtë budallallëk janë edhe arrogantë. Pasi shpërdoruan mundësinë per të demaskuar qeverinë e re, bëjnë një mbledhje në seli dhe dalin me vendim politik: I lutemi Niko Peleshit ta ripërsërisë edhe një herë atë seancë. Si intereson fare se dalin qesharakë. Bëjnë vetëm autogola.
Përballë një mazhorance kaq të madhe dhe në mandatin e 4, duhet një opozitë e nderëshme, një opozitë me ide dhe alternativa në mënyrë që ta kontrollojë, jo një opozitë që ka kryetar një njeri që as një kredi nuk merr dot e jo më të qeverisë vendin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result