ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 2 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 2 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 2 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 2 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

albnews by albnews
23 September, 2025
in Albania
0
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në Europë. Nga rreth 3.2 milionë banorë në fillim të viteve 2000, sot numri ka rënë në vetëm 2.3 milionë. Shifrat janë të qarta, por politikat e zhvillimit urban duket se i shpërfillin atë.

Pavarësisht tkurrjes demografike dhe emigracionit masiv, industria e ndërtimit ka vazhduar të zgjerohet, jo në funksion të nevojave reale të qytetarëve, por sipas një logjike tjetër: qarkullimit të parasë në një ekonomi jo-transparente.

RelatedPosts

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Sherr me thika mes infermierëve te “Shefqet Ndroqi”

Cardi B ndez rrjetin me flamurin kuqezi, afërsia me shqiptarët po thellohet

Në pesë vitet e fundit në Shqipëri janë dhënë mbi 6 mijë leje për një sipërfaqe prej 9.6 milionë m2 ndërtime, ku 75% janë dhënë për banim. Ky zhvillim ka ndodhur teksa Shqipëria po zbrazej. Vetëm qarku i Tiranës ka përthithur më shumë se dy të tretat e kësaj sipërfaqeje, rreth 6.8 milionë m2, që në vlerë të përafërt përkthehen në mbi 2.4 miliardë euro të xhiruara nga ky sektor i ekonomisë.

Logjika e kësaj xhiroje fsheh pas zhvlerësimin e euros në tregun shqiptar. Që nga viti 2021, kursi i euros ka rënë nga 123 lekë në 96 lekë. Një zhvlerësim i pashembullt, që sipas ekspertëve të ekonomisë nuk lidhet me konkurrencë reale, rritje prodhimi apo eksportesh, por me rritjen e flukseve të parasë informale, që dyshohet të jetë e kanalizuar kryesisht në ndërtim.

Ndërtohet më shumë, ndërtohet dhe më lart, ndërkohë që ka më pak njerëz për të jetuar aty.

Kjo valë ndërtimesh nuk ndalet as para hapësirave publike, as para shkollave, as para monumenteve historike. Ajo ushqehet nga një proces vendimmarrës gjithnjë e më i centralizuar dhe pa llogaridhënie.

Sipas një analize të Citizens.al, të paktën 140 kulla janë shqyrtuar ose miratuar në Tiranë gjatë dekadës së fundit. Por vetëm 65 prej tyre kanë vendime të publikuara. Të tjerat fshihen në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujërave (KKTU), pa transparencë dhe pa konsultime publike.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) pretendon se çdo vendim është i aksesueshëm online, por në realitet nuk ndodh kështu. Kontrolli publik është vështirë i për t’u arritur duke lënë shpesh vend për dyshime favorizimi, klientelizëm dhe pastrim parash.

Fuqitë e KKTU janë rritur, ndërsa llogaridhënia është dobësuar. Pesë ndryshime ligjore dhe të paktën dhjetë vendime qeverie kanë zhveshur autoritetet vendore duke e përqendruar çdo vendim për ndërtimet mbi 6 kate në një dorë të vetme: Kryeministrin.

Kështu, kullat ngrihen gjithnjë e më lart, ndërsa drita e transparencës fundoset gjithnjë e më thellë. A është ky vërtet zhvillim urban? Dhe nëse po, kujt i shërben, ndërkohë që popullsia bie dhe kostoja e jetesës rritet çdo ditë?/ Citizens Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result