Marotta i jep besim të plotë trajnerit Chivu, flet edhe për talentin që pritet të shkëlqejë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë e veçantë për presidentin e Interit, Giuseppe Marotta, i cili u nderua nga Universiteti Bicocca i Milanos me titullin “Laurea honoris causa” në Marketing dhe Tregje Globale.

Vetë Marotta e përshkroi këtë moment si “të jashtëzakonshëm, unik dhe të paharrueshëm”, duke falënderuar universitetin, miqtë dhe kolegët e pranishëm. Ai vuri në dukje se kulmi i karrierës së tij ka qenë pikërisht të bëhet president i Interit.

Në fjalën e tij, Marotta u ndal edhe tek çështja e stadiumit “San Siro”, për të cilin së shpejti do të ketë një vendim mbi shitjen. “Milano ka nevojë urgjente për një stadium të ri, modern.

Mungesa e kushteve na ka detyruar të heqim dorë nga organizimi i finales së Champions-it dhe jemi jashtë garës për Euro 2032. Shpresoj që institucionet të veprojnë me transparencë dhe kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt”, deklaroi ai.

Marotta foli gjithashtu për rolin e politikës dhe shkollës në sport, duke bërë thirrje që fëmijët të kenë mundësi të merren me sport falas.

Sa i përket skuadrës, ai mbrojti trajnerin Chivu, duke e cilësuar “shumë të përgatitur dhe me sens të madh përkatësie interiste”. Presidenti shprehu optimizëm për të ardhmen e tij, ndërsa vlerësoi talentin e ri Pio Esposito, duke paralajmëruar se duhet mbrojtur nga presioni i madh.

Share This Article