ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 16 minutes ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 22 minutes ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 25 minutes ago
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi? 28 minutes ago
Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani 29 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

J.D Vance: SHBA mund të furnizojë me raketa Tomahawk Ukrainën përmes NATO-s, Trump jep vendimin final

albnews by albnews
29 September, 2025
in Bota
0
J.D Vance: SHBA mund të furnizojë me raketa Tomahawk Ukrainën përmes NATO-s, Trump jep vendimin final
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e furnizimit të vendeve të NATO-s me raketa lundruese Tomahawk, me qëllim transferimin e tyre potencial drejt Ukrainës në kuadër të programit të mbështetjes PURL, por vendimi përfundimtar do të merret nga Presidenti Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance shpjegoi ndryshimin e fundit të qëndrimit të presidentit Donald Trump ndaj luftës Rusi-Ukrainë, duke theksuar koston njerëzore dhe ndikimin në ekonominë ruse.

RelatedPosts

Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani

Numri i të vdekurve rritet në katër pas të shtënave me armë zjarri dhe zjarrvënies në një kishë në Michigan

Programi bërthamor-Pas OKB-së, BE sanksione shtesë ndaj Iranit

“Eonomia ruse po rrënohet. Rusët nuk po bëjnë përparime të rëndësishme në fushën e betejës. Qartazi, ka ardhur koha të dëgjojmë kërkesën për t’u ulur në tryezën e negociatave dhe për t’u angazhuar në biseda serioze paqeje”, tha J.D. Vance.

Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA-ja po konsideron një kërkesë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, së bashku me “një numër kërkesash nga europianët”, për të shitur raketa Tomahawk drejt Ukrainës.

Kjo do të ndodhte me gjasë në kuadër të programit PURL, ku SHBA-ja shet armë për vende të tjera të NATO-s për t’i transferuar më pas në Ukrainë.

Zëvendëspresidenti J.D. Vance u shmang të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të mbështeste dërgimin e raketave me rreze të gjatë Tomahawk drejt Ukrainës. Ai deklaroi se kjo është një çështje në të cilën vendimi përfundimtar do të merret nga presidenti i SHBA-së.

“Ajo që presidenti do të bëjë është ajo që përputhet me interesat më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Për më tepër, zëvendëspresidenti tha se Rusia ka refuzuar të angazhohet në ndonjë formë negociatash për të përfunduar luftën.

“Ajo që kemi parë në javët e fundit është se rusët kanë refuzuar të vijnë në tryezë për ndonjë takim bilateral me ukrainasit. Ata kanë refuzuar të marrin pjesë në ndonjë takim trepalësh. Shumë njerëz po vdesin dhe ata kanë pak për të treguar. Sa njerëz të tjerë janë ata të gatshëm të humbasin? Sa njerëz janë ata të gatshëm të vrasin për një avantazh ushtarak shumë të kufizuar, nëse ka të tillë, në terren?”, tha Vance.

Siç raportua më parë, gjatë një takimi të mbyllur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Presidenti Volodymyr Zelensky supozohet se ka bërë një kërkesë për raketa me rreze të gjatë. Më vonë, Presidenti i Ukrainës e konfirmoi personalisht në emisionin Axios se ai kishte ngritur një kërkesë për sisteme të tjera armësh për Ukrainën gjatë takimit me presidentin e SHBA-së. Sipas tij, argumenti kryesor në favor të një vendimi të tillë është se kjo do të rriste gjasat për një armëpushim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

29 September, 2025
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result