Përplasja e trenave, nuk ndalen protestat në Athinë

albnews
By
1 Min Read

Një sërë incidentesh janë regjistruar në Athinë ku qytetarët janë ngritur sërish në protestë për tragjedinë në stacionin e trenit në Larisa.

Mediat në vend raportojnë se disa persona të maskuar kanë hedhur kokteje molotovi drejt policisë.

Incidentet nisën në qendër të Athinës pak pas orës 13:30 ndërsa, pas sulmit, efektivët e policisë kanë vijuar me përdorimin e gazit lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit. Disa prej këtyre të fundit raportohet se kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë shkaktuar dëme të tjera materiale.

Incidentet nisën fillimisht në pjesën e poshtme të sheshit Sintagma, por shpejt u përhapën në pjesën  e sipërme të sheshit, përballë Kuvendit.

Më pas personat me kapuç u nisën drejt sheshit Omonia përmes Universitetit, duke vazhduar të gjuanin me gurë, sende të tjera ndaj policëve që po i ndiqnin.

Share This Article