Mogherini: S’ka dialog pa u hequr taksa

albnews
By
1 Min Read

Mogherini: S’ka dialog pa u hequr taksa

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka  thënë se nuk do të thërras raund të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit, derisa autoritetet në Kosovë nuk i heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ajo i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të mbyllet me javë apo muaj për të arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”, tha ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply