ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 7 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 8 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 8 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 8 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma

albnews by albnews
1 October, 2025
in Bota
0
Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar.

Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD  ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. “Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt”, paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit.

RelatedPosts

Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, nis operacioni i madh policor

Fotografia që tronditi botën, 25 vite nga vrasja e vogëlushit palestinez

Mbyllja e qeverisë në SHBA, reagon ambasada e amerikane në Tiranë: Si do vijojnë shërbimet tona

Steffen Bilger,  i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: “Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër”.

Së pari konsultimet, pastaj vendimet

Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave, në tryezë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi dhe shkenca. Ndërsa vendimet konkrete do të merren në ditën e dytë, në të ashtuquajturën agjenda për modernizim.

Sipas Karsten Wildberger, ministër i Ministrisë për Çështjet Digjitale dhe Modernizimin e Shtetit, kjo agjendë do të përfshijë rreth 80 masa. Ato përfshijnë, për shembull, një portal të unifikuar për regjistrimin online të makinave dhe një portal raportimi të burokracisë ku qytetarët mund të paraqesin sugjerime konkrete për përmirësim. Ulja e burokracisë duhet të rezultojë edhe me uljen e shpenzimeve. Kostot nga burokracia do të ulen me rreth 25 përqind – për shembull, përmes reduktimit të planifikuar prej tetë përqind të personelit federal.

Megjithatë, ministri është i vetëdijshëm se reduktimi i burokracisë nuk mund të arrihet menjëherë. “Vendi është i ngatërruar në shumë nyje, ekonomia është prekur  nga burokracia për shumë vite, le të themi 20 apo 25 vite,” theksoi Wildberger, ndaj ky është një proces që nuk mund të realizohet shpejt.

Kancelari Merz kërkon ndryshime të shpejta. Ai foli për një “vjeshtë reformash”.

Por edhe ai është i vetëdijshëm se kjo duhet të vazhdojë hap pas hapi. “Vjeshta e reformave” do të “pasohet nga një dimër, një pranverë, një verë dhe një vjeshtë tjetër me reforma”.

Jo më shumë debate

Përveç reformave, koalicioni CDU/CSU dhe SPD i ka vënë vetes një qëllim tjetër: të sigurojë që vendimet të merren sa më lehtë të jetë e mundur, pa grindje midis partnerëve të koalicionit.

Ka pasur shumë fërkime midis CDU/CSU dhe SPD në javët dhe muajt e fundit. Qoftë për heqjen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë, qoftë për zgjedhjen e dështuar të gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese.

CDU/CSU dhe SPD kanë nevojë urgjente për sinjale të bashkëveprimit. Në fund të fundit, sipas ARD DeutschlandTrend, 77 përqind e qytetarëve u japin partnerëve të koalicionit një notë të dobët për bashkëveprimin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur koha për konsultimet të përbashkëta për veprim në të ardhmen. DW 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result