Bushati uron Qeverinë Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, deputet i PS-së, Ditmir Bushati, në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë ditës së sotme, uroi formimin e qeverisë së re të Kosovë.

“Erdhi dita, beso! Të priftë e mbara Kosovë”, shkroi Bushati në Facebook.

Ai uroi Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, VV-në e LDK-në.

“Kjo është një ditë e shënuar për Kosovën por edhe për të gjithë shqiptarët. Si çdo lindje, edhe lindja e këtij koalicioni ishte e vështirë. Por meriton respektin dhe mbështetjen e Tiranës për vendimet e mëdha që do të duhet të merren sepse politika kombëtare kërkon disiplinë strategjike dhe ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë këtë për asnjë gjë”, deklaroi Bushati.

Share This Article