Spiropali: E ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian

albnews
By
1 Min Read

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se e ardhmja e Shqipërisë është padyshim Bashkimi Evropian.

Spiropali mori pjesë në takimin e mbajtur sot në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Duke e cilësuar Presidentin e PE-së, Sassoli si mikun e veçantë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali tha se “e ardhmja e Shqipërisë është padyshim Bashkimi Evropian, sfidat e kaluara na afrojnë për atje, ato që do të vijnë po ashtu”.

Shqipëria, bëri të ditur ajo, e ka të qartë rrugën, drejt e nga Perëndimi.

Share This Article