I dyshuar kryesor për atentatin mafioz në Brescia/ Arrestohet shqiptari në Itali, zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar i cili dyshohet se është autori kryesor i atentatit mafioz në Brescia, është arrestuar nga autoritetet italiane. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 33- vjeçar ka vrarë sipërmarrësin italian më 1 mars të vitit 2024 në qytetin Montichiarit të Italisë. Policia italiane bëri me dije se pjesë e atentatit mafioz ishin edhe persona të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Autoritetet italiane bënë me dije se shqiptari rezulton të jetë organizatori i një grupi kriminal të përbërë nga një sipërmarrës italian dhe disa shtetas marokenë. Sipas Prokurorisë ky grup ishte aktiv në trafikun e kokainës në zonën e Breshas. Nga ky operacion u bë i mundur arrestimi i tetë personave, përshirë këtu edhe 33-vjeçarin shqiptar.

Gjithashtu u zbuluan edhe dy struktura të tjera kriminale, të përfshira në mashtrime tatimore dhe përdorimin e faturave për transaksione të rreme, me një vlerë që kalon 450 mijë euro. Operacioni pilicor u shtri në shtatë provincia italiane: Brescia, Milano, Bergamo, Verona, Mantova, Ferrara dhe Rovigo, duke përfshirë njësi speciale, qen “cash dog” për kontrollin e parave, dhe njësi NAS për kontrolle mbi substanca anabolizuese.

Share This Article