ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen 2 hours ago
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti 3 hours ago
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

albnews by albnews
8 October, 2025
in Albania
0
Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama priti në një takim zyrtar Kryebashkiakun e Nju-Jorkut, Eric Adams, me të cilin zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediet. Në fokus të takimit ishin mundësitë e bashkëpunimit në fusha si turizmi, teknologjia, kultura dhe biznesi.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama bëri të ditur se po intensifikohen përpjekjet për vendosjen e një linje direkte fluturimi midis Shqipërisë dhe Nju-Jorkut. Rama theksoi gjithashtu se do t’i prezantojë kryebashkiakut Adams edhe Ministren Virtuale të Shtetit, “Diellën”, si pjesë e vizionit të Shqipërisë për digjitalizimin dhe inovacionin..

RelatedPosts

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Ambasada gjermane dorëzon pajisje moderne për Policinë Kufitare

“Diskutuam për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të Nju-Jork me vende të tjera, për të parë mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjen që po bëjmë për vendosjen e fluturimit direkt me Nju-Jork-un. Do ishte e jashtëzakonshme dhe do sillte përfitime të mira për kompaninë. Kryebashkiaku ka shumë dëshirë të takohet dhe me Diellën”, deklaroi Rama.

Nga ana e tij, Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams, theksoi katër shtyllat kryesore të vizitës së tij në Shqipëri: turizmin, kulturën, teknologjinë dhe biznesin. Ai e konsideroi të domosdoshme krijimin e një linje direkte ajrore midis Shqipërisë dhe Nju-Jorkut, si një mundësi për të afruar më shumë dy vendet dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.

“Në Nju-Jork kemi një nga komunitetet më të mëdha shqiptare jashtë vendit. Erdha të mësoj më shumë për mënyrën sesi Kryeministri ka revolucionarizuar Shqipërinë dhe për të folur mbi sfidat globale që na prekin të gjithëve, përfshirë teknologjinë dhe migracionin,” deklaroi Adams.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërlidhjes kulturore dhe ekonomike midis dy vendeve, duke përmendur angazhimin e tij për të promovuar Shqipërinë si një destinacion potencial për investime dhe vizita turistike. Adams u shpreh se do të vijojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe qytetit të Nju-Jorkut edhe pas përfundimit të mandatit të tij.

“Turizmi, një industri shumë miliarda dollarëshe në Nju-Jork. Vitin e kaluar 65 mln turistë vizituan Nju-Jork dhe dua që ky numër të rritet dhe me vizitorë nga ky vend.

Doja të flisja për mënyrën si duhet të merremi me çështjen e imigracionit në mbarë botën dhe për të folur për atë që bëhet nga ministria e mbrojtjes.

Jemi angazhuar për të folur me zv.ministrat që kanë portofol mjaft të gjerë se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike, si mund të përdorim disa nga prodhimet e bëra këtu dhe në Nju-Jork për tu angazhuar në tregti.

Biznesi: do inkurajoj për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznese. Kultura; është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj ndërkohë që ndajmë historinë tonë. Të rinjtë tanë të angazhohen me njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

7 December, 2025
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

7 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

7 December, 2025
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

7 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result