Ne duam që divorci të funksionojë, të jesh i qetë Boris, iu drejtua kryeministri italian Giuseppe Conte, kryeministrit britanik Boris Johnson në Muzeun e Shkencave CoP26 në Londër.
‘’Me këtë ngjarje festojmë partneritetin midis Italisë dhe Britanisë së Madhe”, deklaroi Conte duke e parë marrëdhënien me Britaninë e Madhe si një shembull bashkëpunimi që vazhdon pavarësisht divorcit.
Në këtë event merrnin pjesë përfaqësues të shquar të qeverisë, biznesit dhe botës shkencore britanike./ATSH/