Xhaka bëhet kapiten i Arsenalit

albnews
By
1 Min Read

Premierliga angleze në futbollka filluar dje, ndërsa skuadra e Arsenalit ndeshjen e parë në edicionin e ri pritet të luajë ditën e diele ndaj Newcastel.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery, Arsenal, tashmë ka publikuar listën e kapitenëve të skuadrës për këtë edicion.

“Për momentin kemi tre kapitenë: Xhaka, Nacho dhe Ozil. Unë do të zgjedh edhe dy të tjerë”, ka thënë trajneri spanjoll, që në bazë të renditjes së cilësuar nga ai, i takon mesfushorit shqiptar të Zvicrës shiriti i kapitenit.

Share This Article