Kosova voton sot për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të diel, (12 tetor), qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit.

2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.

Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale.

Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.

Share This Article