ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më pak familje refugjatësh në Angli të regjistruara si të pastreha 19 minutes ago
Skena kaotike ndërsa vajtuesit shohin trupin e ish-kryeministrit të Kenias 21 minutes ago
Të dhënat e gjurmimit tregojnë se cisternat iraniane fshehin përsëri vendndodhjet – dhe sa naftë ruse shkon në Indi? 23 minutes ago
Pyetje pa përgjigje pas publikimit të provave të spiunazhit kinez 29 minutes ago
Arabia Saudite u kualifikua në Botëror, skuadra dhe stafi shpërblehen me 50 milionë euro 32 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Protesta për UÇK, Lëvizja Vetëvendosje: Shqipëria ta ngre çështjen në forumet ndërkombëtare, drejtësia s’vendoset në Sheshin “Skënderbej”

albnews by albnews
16 October, 2025
in Show - Biz
0
Protesta për UÇK, Lëvizja Vetëvendosje: Shqipëria ta ngre çështjen në forumet ndërkombëtare, drejtësia s’vendoset në Sheshin “Skënderbej”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar për të premten, më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vetëvendosje shprehet se qëndron në krah të qytetarëve që protestojnë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Megjithatë, thekson se institucionet shqiptare duhet të angazhohen për ta trajtuar këtë çështje në instancat ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë.

RelatedPosts

Ekzekutoi me breshëri plumbash biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori Kamber Sulçaj

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

BKH kontrolle edhe në shtëpinë e ish-gjeneralit dhe ish-deputetit të PS Kollçaku

“Institucionet e Shqipërisë, si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s dhe shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrenë në këto forume ndërkombëtare – aty ku flitet dhe vendoset për drejtësi, e jo në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë”, thuhet në reagim.

Vetëvendosje ndalet edhe te qëndrimet e disa politikanëve shqiptarë në kohën kur u themelua Gjykata Speciale, duke kërkuar reflektim për rolin e tyre në atë proces.

“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vetë Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkruan Vetëvendosje.

Protesta prite të nisë në orën 17:00, ku do të marrin pjesë figura të rëndësishme politike, si ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Në mbështetje do të ketë edhe nga rektorë universitetesh, tifozët “Kuq e Zi”, si dhe nga shumë qytetarë e shoqata në Kosovë e Shqipëri. Qëllimi i protestës është shprehja e solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare, dhe kundërshtimi i asaj që e konsiderojnë padrejtësi në proceset gjyqësore në Hagë.

Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrenë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më pak familje refugjatësh në Angli të regjistruara si të pastreha

Më pak familje refugjatësh në Angli të regjistruara si të pastreha

16 October, 2025
Skena kaotike ndërsa vajtuesit shohin trupin e ish-kryeministrit të Kenias

Skena kaotike ndërsa vajtuesit shohin trupin e ish-kryeministrit të Kenias

16 October, 2025
Të dhënat e gjurmimit tregojnë se cisternat iraniane fshehin përsëri vendndodhjet – dhe sa naftë ruse shkon në Indi?

Të dhënat e gjurmimit tregojnë se cisternat iraniane fshehin përsëri vendndodhjet – dhe sa naftë ruse shkon në Indi?

16 October, 2025
Pyetje pa përgjigje pas publikimit të provave të spiunazhit kinez

Pyetje pa përgjigje pas publikimit të provave të spiunazhit kinez

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result