Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Football Meets Data, shanset e ekipeve për të marrë pjesë në Play Off-in e Kupës së Botës kanë pësuar disa ndryshime të rëndësishme me Shqipërinë në ngritje dhe Serbinë në rënie.
Shqipëria renditet me një probabilitet 81% për të qenë pjesë e fazës Play Off, një rritje prej +2% krahasuar me përditësimin e mëparshëm.
Ky progres reflekton formën pozitive të kuqezinjve në ndeshjet e fundit, ku spikat fitorja ndaj Serbisë.
Në anën tjetër Serbia ka parë një ulje të lehtë në vlerësimin e saj, aktualisht me 19% shanse për t’u kualifikuar, që përfaqëson një rënie prej -2%.
Kjo pasqyron vështirësitë që skuadra serbe ka hasur së fundmi në rezultate dhe stabilitet loje, duke e bërë më të komplikuar rrugën drejt një bilete për në Play Off.


