Ish-kryeministri Haradinaj takon Pompeon, diskutojnë për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë vizitës së fundit në SHBA, ka diskutuar për Kosovën me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Haradinaj ka thënë se Kosova është partneri më besnik i Amerikës në të gjitha aspektet.

“I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share This Article