Rashica kërkon fitoren në Greqi: Është ndeshja e fundit për qershor, mund të përcaktojë gjithçka

albnews
By
1 Min Read

Sulmuesi anësor, Milot Rashica ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Greqinë që zhvillohet në Volos.

Duke e ditur rëndësinë e ndeshjes dhe të motivuar me fitoren e fundit, Rashica ka thënë se janë të përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje.

“Siç e dimë është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi dhe kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin dhe për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Rashica.

Ai tutje shtoi se e njohin Greqinë dhe e dinë se është kundërshtar i fortë, por kanë luajtur shpesh me ta dhe i njohin.

“Presim ndeshje shumë të vështirë dhe është një kundërshtar tjetër prej ndeshjes së kaluar. Por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë”.

“Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë shumë më mirë se në ndeshjen e fundit ndaj tyre”, ka thënë Milot Rashica.

Share This Article