Shtyhet për në 12 nëntor seanca paraprake për Erion Veliajn, avokati i ri kërkon kohë për njohjen me aktet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtyhet për në 12 nëntor ora 09:00 seanca paraprake për dosjen penale ndaj Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 16 të pandehurve të tjerë.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatit të ri të Veliajt, Artan Gjermeni, për më shumë kohë për tu njohur me aktet.

Vetë Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa gjykata vendosi që seancat të zhvillohen çdo të hënë.

Seanca pritej të zhvillohej këtë të martë, më 28 tetor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dërgimin e çështjes në gjyq.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se më 2 tetori Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt.

Share This Article