Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurisë së Arben Ahmetajt

albnews
By
1 Min Read

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.

Ky i fundit nëpërmjet avokatit të tij kërkoi nga apeli i GJKKO kthimin e apartamentit në Tiranë që u sekuestrua nga SPAK.

Në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK dhe BHK ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300.

Ndaj ish-zv.kryeministrit Ahmetaj është lëshuar nga SPAK urdhër-arresti ndërkombëtar.

Share This Article