FOTO/ Minatorët dhe pensionistët bëhen bashkë, protestojnë jashtë Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E teksa në parlament vijon seanca plenare, përpara Kuvendit po zhvillohen dy protesta.

Në njërën hyrje protestojnë minatorët e Spaçit, të pakënaqur me situatën e tyre dhe në grevë prej afro një muaji. Minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune.

Me pankarta në duar, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune si edhe pensione dinjitoze për punën që kanë bërë ndër vite.

‘Duam të drejtat tona’, brohorasin protestuesit jashtë Kuvendit, ndërsa brenda në Parlamentit mbahet sot seanca e radhës plenare. Madje ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nga ana tjetër janë pensionistët që kërkojnë përmirësime në të drejtat dhe pagat e tyre.

Share This Article